leoni

Veteranët reagojnë ndaj vendimit të Qeverisë

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kundërshtuar
vendimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që veteranët të mos mund
të jenë shfrytëzues të dy pensioneve në të njëjtën kohë. Kryetari
i Shoqatës së Familjeve të Dëshmoreve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë
për “Epokën e re” ky vendim i Qeverisë nuk është në përputhje me qëndrimet dhe
vendimet e përbashkëta që kanë pasur ekzekutivi dhe shoqatat e dala nga lufta e
UÇK-së. Sipas tij “Qeveria nuk është dashur të lëshojë asnjë komunikatë dhe as
të marrë vendime pa u konsultuar me përfaqësuesit e organizatave të dala nga
lufta e UÇK-së”. Jashari ka thënë se Qeveria po vepron me standarte të
dyfishta, meqë nuk po i respekton ligjet për qeveritarët dhe individët që janë
në pushtet dhe punojnë në dy apo tri vende dhe marrin nga dy-tri paga.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …