Në shënim të 140-vjetorit jubilar, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 10 qershor 2018 parashihet të mbahen aktivitete të shumta tematike dhe përkujtimore. Ndër këto aktivitete parashihet të mbahet edhe mbledhja e qeverisë së Kosovës, në hapësirën e Kompleksit të Lidhjes, në Prizren,
Në mëngjes, në oborrin e Lidhjes Shqiptare së Prizrenit vihet gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes. Pas kësaj, bëhet hapja e ekspozitës së buqetave të skulptorëve për konkursin mbarëkombëtar dhe ekspozita e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë me monedha të vjetra, nga koha e Skënderbeut.
Në orën 10:00 është paraparë të mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Kosovës, me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, në Hapësira e Kompleksit të Lidhjes, në po këtë vend do të mbahet edhe Akademia Solemne.
Në ora 11:30 do të jetë një konferencë për media në Hotel Theranda e në mesditë organizohet turniri ndërkombëtar i Mundjes.
Në orën 13:00 do të ketë konferencë shkencore 140 vjetori i Lidhjes, nga tri institutet e Historisë: Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, e në orën 15:00 hapet Ekspozita mbarëkombëtare në pikturë në Hamamin e qytetit.