Kryetari Ramosaj paralajmëron padi ndaj MMPH dhe ndaj kompanisë SHPK,,Kelkos Energy’’

Për arsye të mos implementimit të kompetencave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë dhe për shkak të mos respektimit të minimumit ekologjikë në Lumëbardhin e Deçanit nga SHPK ,,Kelkos Energy’’, Komuna e Deçanit paralajmëron padi për subjektet e lartcekura. Kompania SHPK,, Kelkos Energy’’ e cila ka ndërtuar Hidrocentralet përgjatë Lumëbardhit të Deçanit, për prodhimin e energjisë nuk është dukë e respektuar minimumin ekologjik të lumëbardhit të Deçanit. Njëkohësisht departamenti i ujërave dhe inspektorati të cilët janë në kuadër të MMPH-së nuk i ka zbatuar dhe nuk po i zbaton përgjegjësitë ligjore për ruajtjen e minimumit ekologjikë ne raport me operatorin ekonomik SHPK ,,Kelkos Energy’’. Edhe përkundër angazhimeve të inspektoratit komunal në veçanti dhe komunës  në përgjithësi në raport me operatorin ekonomik që të ruhet minimumi ekologjik, kompania nuk është duke e zbatuar obligimin e vet konform  ligjeve të Republikë së Kosovës sepse kjo kompetencë është e nivelit qendrorë më ç’raste komuna dhe veprimet e komunës në raport me këtë çështje konsiderohen si Inkopetente. Sqarim : Komuna e Deçanit ka dhjetëra e dhjetëra inspektime procesverbale dhe padi kundrejt kompanisë në fjalë për të respektuar minimumin ekologjikë të Lumëbardhit të Deçanit me ç’raste nuk kemi hasur në mirëkuptimin e kompanisë, nga e cila kemi kërkuar vetëm zbatimin e kushteve të marrëveshjes në mes të MMPH-së dhe SHPK ,,Kelkos Energy’’ dhe  respektimin e ligjeve të Republikë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …