Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 81-vjeçare ka ndërruar
jetë Muhamet Ahmet Mehmeti. I ndjeri ishte profesor shumëvjeçar në Fakultetin
Juridik në Universitetin e Prishtinës, veprimtar në LPK dhe ministër i Drejtësisë
në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Mbledhja përkujtimore mbahet sot në orën 14:00 në amfiteatrin e Fakultetit Juridik, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet nesër
në orën 12:00 në fshatin Zotaj, ish-Vojnoc të komunës së Shtimes.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …