MKRS mbështet Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës

Në kabinetit e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mes MKRS-së dhe Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Sipas këtij memorandumi, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me 15 mijë euro. Kjo mbështetje financiare bëhet me qëllim të realizimit të aktiviteteve të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, konkretisht për takimin “Esad Mekuli i cili do të mbahet në Prishtinë më 17-18 Dhjetor 2018 në të cilin do të organizohet sesioni letrar, përurim veprash letrare, akademia poetike dhe vizitë e monumenteve kulturore-artistike. Po ashtu sipas këtij memorandumi, këto mjete financiare do të shërbejnë për organizimin e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” i cili organizohet në Prishtinë, Prizren dhe Kukës më 09, 10, 11 Qershor 2018, festival në të cilin do të marrin pjesë më shumë se 100 shkrimtarë dhe në kuadër të të cilit do të mbahen aktivitete të ndryshme letrare, dhe për veprimtarinë letrare gjatë vitit 2018 për organizimin e aktiviteteve: 6 orë letrare e përurime në Prishtinë, 3 sesione letrare për krijimtarinë letrare-shqiptare, 6 takime letrare në shkollat fillore e të mesme, 4 takime letrare në Shqipëri dhe aktivitete të përbashkëta në diasporë. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se si ministër dhe MKRS-ja mbetemi të angazhuar maksimalisht që t’i mbështesim  aktivitetet e lidhjes së shkrimtarëve te Kosovës. Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, u shpreh i kënaqur me nënshkrimin e këtij memorandumi dhe falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen dhe punën e tij dhe po ashtu shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …