19 vite më parë, Serbia u detyrua t’i tërheq forcat e saj ushtarake e policore nga Kosova. Marrëveshja për dhënien fund të luftës u nënshkrua më 9 qershor të vitit 1999, në Kumanovë e njohur si Marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës, me të cilën iu dha fund luftës në Kosovë. Kjo marrëveshje e detyroi Serbinë të largojë forcat e saj ushtarake dhe policore nga Kosova të cilat për dy vite radhazi kishin vrarë e masakruar mijëra shqiptarë, fëmijë, pleq e gra, kishin dhunuar mijëra femra, kishin dëbuar rreth një milion shqiptar dhe kishin djegur dhe shkatërruar qindra vendbanime e qindra mijëra ekonomi familjare anekënd Kosovës. Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë dhe luftës dyvjeçare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 11 qershor 1999 në Prishtinë kanë hyrë forcat ushtarake të UÇK-së, të Zonës së Llapit ndërsa më 12 qershor kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, pas dëbimit të forcave ushtarake kriminale të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …