“Parada Shqiptare 2018”, e cila mbahet sot, më 9 qershor, në Nju Jork, iu kushtohet heronjve të kombit, veteranëve të UÇK-së dhe 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. “Rrënjët Shqiptare” dhe Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i nderon të gjithë ata që luftuan për pavarësinë e Kosovës dhe ata që dhanë sakrificën përfundimtare për një SHQIPËRI TË BASHKUAR! Në këto aktivitete, të cilat do të mbahen më 9 qershor, në Nju Jork, në TURTLE BAY BAR, janë ftuar për të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ministri, Pal Lekaj, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”, Bordi Ceremonial i FSK-së dhe Liga Qytetare Shqiptare-Amerikane.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …