Pas miratimit të rezolutës për heqjen e tërësishme të kontrollit të shtetasve të Kosovës dhe të Shqipërisë në hyrje/dalje, nëpër pikat e kalimit kufitar në Vërmicë, në Qafë Prush dhe në Qafë Morinë, ambasadori i Shqipërisë nëvendin tonë, Qemal Minxhozi ka deklaruar se heqja e kontrollit në kufirin Kosovë-Shqipëri nuk duhet të dëmtojë procesin e liberalizimit për Kosovën. Ajo që ne synojmë është që të kemi një liberalizim të mëtejshëm të procedurave në kufi pa prishur standardet e Bashkimit Evropian që kërkohen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, ka theksuar ambasadori, Qemal Minxhozi. Ndërsa duke komentuar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, ai ka thënë se këto mbledhje i kanë dhënë një impuls punës dhe kjo shprehet edhe në rezultatet që janë arritur dhe kanë ndikuar në rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve në aspektin ekonomik. Minxhozi ka bërë të ditur se për dallim nga periudha e njëjtë e viti të kaluar, këtë gjashtë mujor është shënuar rritje prej 20% në fushën e shkëmbimeve mes dy vendeve si rritje prej 23 % të pranisë së mallrave të Kosovës në tregun e Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …