leoni

Janë arrestuar dy persona të dyshuar për planifikim të sulmit kundër KFOR-it

Janë arrestuar dy persona të dyshuar për planifikim të sulmit kundër KFOR-it

Janë arrestuar dy persona të dyshuar se po planifikonin të realizonin sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it. Radio Evropa e Lirë njofton se i dyshuari me inicialët B.SH., 26-vjeç ka shtetësi belge, por ka lindur në Kosovë. I dyshuari mashkull i ka kërkuar të dyshuarës, më të cilën bashkëjeton, të përgatisin së bashku akte terroriste në territorin e Kosovës, që të bëjnë sulm vetëvrasës me materie eksplozive të vendosur në automjet kundër pjesëtarëve të KFOR-it”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë Speciale të cilën e posedon Radio Evropa e Lirë. I dyshuari po ashtu ka “ka planifikuar përgatitjen e akteve terroriste në Belgjikë dhe në Francë meqë është edhe shtetas belg duke planifikuar sulm vetëvrasës në vende të frekuentuara me qytetarë”. Avokatët e të dyshuarve nuk i kanë pranuar dyshimet e Prokurorisë dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …