Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyli Scott i ka thënë Radios Evropa e Lirë se përfshirja e SHBA-ve në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë do të varet nga “faktorë të tjerë”. Dialogu duhet të bëhet me marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës. Bashkimi Evropian e udhëheq atë dialog dhe ne jemi të lumtur me të, mendojmë se duhet të mbetet kështu. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyli Scott ka shtuar më tutje se i gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë rol në këtë proces sepse ne duam të mbështesim paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon.
