Thaçi e Mustafa duhet ta dinë se një ditë mund të thyhen edhe dyert e shtëpive të tyre

 Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra kundër kryeministrit, Isa Mustafa dhe zëvendës-kryeministrit, Hashim Thaçi. Duke folur lidhur me demolimin btutal e derës së hyrjes së banesës së Albin Kurtit nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se ata që demolojnë dyert e të tjerëve, duhet ta kenë parasysh se një ditë do të thyhen edhe dyert e tyre. Këtë duhet ta dinë edhe zotëri Mustafa e  Thaçi, se një ditë mund të thyhen edhe dyert e shtëpive të tyre sepse ata nuk janë jashtëtokësorë. Aq sa janë me legjitimitet dhe autoritet Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi po aq janë edhe ata. Edhe ata kanë shtëpia diku. Nëse ata mendojnë në këtë mënyrë ta mbrojnë “Zajednicën” duke thyer shtëpitë e shqiptarëve me policë shqiptarë, ky është veprim shumë i keq.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …