Thaçi: Nuk do të lejojmë shkatërrimin e shtetit nga një grup opozitar i dhunshëm

 Zëvendës-kryeministri, Hashim Thaçi ka tërhequr vërejtjen se nuk do të lejohet me asnjë çmim shkatërrimi i shtetit nga një grup opozitar i dhunshëm. Opozita e frustruar dhe e dhunshme bëri publike se sot tërhiqet nga protestat e dhunshme për marrjen e pushtetit me dhunë. Natyrisht, nuk harruan të bëjnë kërcënime publike ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë duke u thirrur në logjikën e kanuneve provinciale. Ata sot po pushojnë për të blerë kohë që të gjejnë njerëz të tjerë të dhunshëm kudo që munden sepse radhët e tyre po rrallohen. E gjithë bota demokratike, SHBA-ja dhe BE-ja i dënojnë dhunën dhe metodat e dhunshme. Prandaj, nuk është e rëndësishme se çfarë strategjie përdorë ky grup i dhunshëm. Ata mund të tërhiqen sot, por qytetarët dhe institucionet shtetërore nuk do të tërhiqen kurrë sepse me asnjë çmim nuk do të lejojmë shkatërrimin e shtetit nga një grup opozitar i dhunshëm, ka shkruar në mes tjerash Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …