Për mungesën e barnave esenciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës reagon pozita dhe opozita

Për mungesën e barnave esenciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, reagon pozita dhe opozita

Qendra Klinike Universitare e Kosovës vazhdon të ballafaqohet me mungesën e disa barnave nga listat esenciale, si dhe të materialit shpenzues, të cilët tashmë një kohë po mungojnë në spitale. As tri klinikat ku trajtohen disa nga rastet më të rënda (Klinika Emergjente, Onkologjia dhe Kirurgjia) këtë vit nuk janë të furnizuara mjaftueshëm me produktet esenciale. Blerja e barnave për të cilat Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 28 milionë euro vazhdon të mbetet barrë për pacientët, shkruan “Zëri”.  Mungesa e barnave shumë herë është bërë edhe pjesë e diskutimit në Kuvendin e Kosovës. Në seancën e fundit të Kuvendit deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, kërkoi nga kryeministri Haradinaj të japë dorëheqje e njëra nga arsyet e kërkimit të dorëheqjes nga ajo ishte mungesa e barnave esenciale, derisa qytetarët nuk kanë kushte të mira ekonomike. Mungesa e barnave ka qenë e paarsyeshme edhe për deputeten e Partisë Socialdemokrate, Besa Baftiu. Ajo ka thënë për se pasi buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë këtë vit ka qenë më i lartë, nuk duhej të ketë mungesa. Në anën tjetër edhe deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se do të duhej që të kishte përparime sa i përket furnizimit me barna nga lista esenciale.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …