AAK: Dënimi i policëve të Kosovës, 9 vjet burg për rrajen e truprojave të Vulinit, është skandaloz

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një kumtese për media e ka quajtur dënim politikë dënimin e Policëve të Kosovës me nëntë vjet burg për shkak se patën rrahur truprojat e Vulinit në 2013. Dënimi i djeshëm i Policëve të Kosovës me gjithsej nëntë  vjet burg është skandaloz dhe dënim politik. Këta zyrtarë policorë janë dënuar politikisht për shkak se kanë zbatuar ligjin, duke reaguar në detyrën zyrtare të tyre ndaj njerëzve të armatosur (truprojet) e Vulinit, në vitin 2013. Por, për shkak se kanë zbatuar ligjin ndaj këtyre serbëve të armatosur, policët janë dënuar rëndë. Kjo është dorëzim i shtetit të Kosovës ndaj Serbisë dhe ndëshkim politik ndaj policëve. Qeveria e Kosovës, e ndikuar direkt prej axhendës politike të Serbisë, duhet të reflektojë në të këqijat që po i bëjnë për çdo ditë e më tepër. Edhe për Asociacionin, edhe për Demarkacionin, edhe për dhunën që po përdorin, por edhe për ndëshkimin politik që i kanë bërë dje policëve. Thjesht, Qeveria e Kosovës i la në baltë dhe poshtëroi policët, duke mos u ofruar asnjë lloj mbrojtjeje!

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …