Shtetet e Quintit lavërojnë veprimin energjik të Policisë së Kosovë kundër protestuesve

Shtetet e Quint-it kanë reaguar ashpër kundër protestave të djeshme në Prishtinë, duke rikonfirmuar  se përdorimi i dhunës nga opozita është akt i  papranueshëm. Shtetet e Quintit e kanë lavdëruar pa masë veprimin energjik të Policisë së Kosovë kundër qytetarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes. Në deklaratën e përbashkët thuhet e shtet e Quintit apelojnë për respektim të sundimit të ligjit, të procedurave demokratike, dhe normave ndërkombëtare. Dhuna politike është e papranueshme dhe dëmton interesat e qytetarëve të Kosovës dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Ajo nuk i sjell dobi askujt. Ne përgëzojmë Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe theksojmë rëndësinë që ka bindja ndaj ligjit nga ana e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh rangun apo pozitën.

Kontrolloni gjithashtu

LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove …