Lidhur me spekulimet e disa medieve me jugo-prejardhje, të cilat paragjykojnë se NISMA nuk do të marrë pjsë në protestat e opozitës së bashkuar, Kryetari i Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Jakup Krasniqi, thotë se është e drejtë e kujtdo që të bëjë analiza e komente të deklarimeve tona. Ne jemi pjesë e pa ndashme e opozitës së bashkuar në të gjitha veprimet politike në mbrojtje të kauzës kombëtare të deklaruar e të argumentuar me dëshmi e fakte të shumta. Jemi për protesta paqësore për ta detyruar koalicionin qeverisës që të heq dorë nga marrëveshjet e dëmshme. Jemi për protesta të vazhdueshme (pa elementet e dhunës), për të detyruar dy Kryeministrat e Kosovës, që të tërhiqen nga dhuna policore që po e drejtojnë kundër opozitës, jemi për protesta që i detyrojnë të përmendurit t’i kthehen komunikimit e bisedimeve me opozitën për të dalë nga kjo krizë institucionale. NISMA nuk do të jetë pjesë e dhunës as ndaj pronës e as ndaj njerëzve tanë të uniformuar. Për ketë në Nisma ka vetëm një zë. NISMA është duke punuar për të pasur edhe më shumë se një opozitë të bashkuar! Në ketë rrafsh, nuk ka e as do të ketë dallim mes meje e Kryetarit të Kryesisë se NISMËS, Fatmir Limaj, ka shkruar Krasniqi në postimin e tij në internet.