Kadri Veseli gjatë qëndrimit në Strasburg u prit nga kryetari i Parlamentit Evropian

Kadri Veseli gjatë qëndrimit në Strasburg u prit nga kryetari i Parlamentit Evropian

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitave që ka nisur në kryeqendrat evropiane për të diskutuar lidhur me  procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, sot ka udhëtuar për në Strasburg. Gjatë kësaj vizite, Kryeparlamentari Veseli do të pritet në takim të veçantë nga kreu i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani. Në takimet me kreun e Parlamentit Evropian dhe zyrtarë të lartë evropianë, Kryeparlamentari Veseli do të diskutojë për përmbushjen e gjitha kritereve nga ana e Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave dhe do të kërkojë vendimmarrjen e nevojshme në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi lëvizjen pa viza në Zonën Shengen gjatë këtij viti. Gjatë qëndrimit në Strasburg, kryetari i Kuvendit, Veseli, do të ketë takime të ndara edhe me Raportuesen për Liberalizim të Vizave për Kosovën, Tanja Fajon si dhe me eurodeputetë tjerë, si Tonino Picula, i cili udhëheqë delegacionin evropian për Kosovën dhe eurodeputetë nga Partitë Popullore Evropiane, si Cristian Dan Preda dhe David McAllister.​

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …