Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli me anë të një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se në prag të shënimit të 19 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, e ka inicuar Draft Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në prag të shënimit të 19 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, sot inicova Draft Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen institucionale të luftës sonë, të përcaktojë monumentin qendror që i mungon vendit tonë, si dhe do të nisë themelimin e muzeut të luftës së popullit tonë për çlirim. Po ashtu, me miratimin e këtij ligji do të përcaktohej një datë e veçantë për ta përkujtuar sakrificën e popullit tonë për lirinë, ndër dekada e shekuj, ashtu siç është praktikë në shumë vende”, ka shkruar Veseli.