Ekzekutivi komunal në Ferizaj mbajti mbledhjen javore

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka mbajtur mbledhje me drejtorët e drejtorive komunale, me ç ‘rast janë diskutuar një varg çështjesh të angazhimeve ditore si dhe planeve afatshkurtra në secilin sektor komunal. Temë e kësaj mbledhje ishte edhe organizimi për shënimin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Ferizajt, ku nga drejtorja e kulturës, rinisë dhe sporteve u konstatua se janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ditë. Çështje tjetër që u diskutua në këtë mbledhje ishte edhe përgatitjet finale për hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore, ku drejtoresha e financave raportoi detajisht për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe përgatitjet që janë bërë deri më tani. Gjithashtu, ndër temat tjera që u diskutuan në këtë mbledhje ishte edhe përgatitjet për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, përfundimi i pjesës së dytë të Testit të Maturës, fillimi i regjistrimit të nxënësve, rezultatet e Testit të Arritshmërisë etj. Në këtë mbledhje drejtorët e drejtorive raportuan për punën javore në kompetencën e tyre si dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …