Ministri Bytyqi dhe ministrja Nikolla mbajtën takim në Prizren

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë, në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për thellim të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe në kuadër të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe vitit jubilar të Skënderbeut, dy data të rëndësishme në historinë e vendeve tona, mbajtën një takim të përbashkët në Prizren. Ministri i Arsimit i Kosovës, Shyqyri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Lindita Nikolla fillimisht mbajtën takim me drejtuesit e Institutit të Albanologjisë të Kosovës dhe atij të Shqipërisë dhe të Instituteve të Historisë, me qëllim të harmonizimit dhe bashkëpunimit të këtyre institucioneve të rëndësishme. Ministri Bytyqi me këtë rast shprehu mirënjohjen e thellë për punën dhe veprimtarinë e instituteve të albanologjisë dhe historisë dhe u zotua se do të mbështesë çfarëdo vendimi që del nga takimi i drejtuesve të këtyre instituteve. Ministri Bytyqi tha se, me ministren Nikolla po vazhdojnë takimet për thellimin e bashkëpunimit për harmonizimin e punëve të institucioneve të arsimit të lartë. Në fund, ministri Bytyqi dhe ministrja Nikolla në konferencën e mbajtur me gazetarë thanë se, unifikimi i programeve parauniversitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë po vijonë edhe me harmonizimin e çështjeve të arsimit të lartë dhe punën e instituteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …