Nënshkruhen memorandume bashkëpunimi për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë dhe Xhamisë së Gazi Mehmed Pashës

Në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë dhe Xhamisë së Gazi Mehmed Pashës (Xhamia Bajrakli) në Prizren. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Veton Firzi, shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e memorandumeve dhe falënderoi qeverinë turke për ndihmën e vazhdueshme në ruajtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore. Po ashtu ai tha se restaurimi i dy xhamive do të bëhet konform ligjit për trashëgimi kulturore. “Në bazë të memorandumeve të nënshkruara, obligimet e MKRS-së janë që pjesa administrative të bëhet konform ligjit për trashëgimi kulturore”, tha Firzi. Ndërkaq, ambasadorja e Turqisë për Kosovë, Kivicilim Kilic, tha se “me punimet që do të bëhen do të përfitojnë gjeneratat dhe këto monumente do të trashëgohen në gjeneratat e ardhshme”. Ajo po ashtu tha “Këto monumente të historisë tonë të përbashkët do të jenë një lidhje e fortë mes dy popujve dhe dy vendeve tona”. Prezent në nënshkrimin e memorandumeve ishte edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Ai tha se “sot është një ditë e bereqetshme që po nënshkruhen këto dy memorandume për restaurimin e dy xhamive më të vjetra në Kosovë. Myftiu Tërnava po ashtu theksoi se “Xhamia e Sulltan Muratit apo Xhamia e Çarshisë është xhamia më e vjetër e ndërtuar në Kosovë, është xhami unike përbrenda veç të gjitha xhamive edhe në Ballkan e ndërtuar tërësisht prej gurit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …