Nisen punimet në rrugën Hulaj–Pobërgjë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më nënkryetarin Sami Cacaj, bashkëpunëtor të tjerë si dhe banorët të dy lokaliteteve Hulaj dhe Pobërgjë, kanë nisur punimet për hapjen e rrugës Hulaj-Pobërgj në gjatësi mbi 1 kilometër. Kjo rrugë e cila  ka nisur ka një rëndësi të veçante me vet faktin se ju lehtëson qarkullimin nxënësve të këtij lokaliteti për mbarëvajtje të mësimit sidomos në kohën e vjeshtës dhe të dimrit nga fshati Hulaj në Pobërgj dhe anasjelltas. Për banorët e këtyre dy lokaliteteve kjo rrugë ka qenë e mirëseardhur dhe një investim i shumëpritur. Ndërsa kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha se, të gjitha taksat e qytetarëve ju kthehen në investime në infrastrukturë rrugore kanalizim ujësjellës etj, duke investuar sidomos në këto zona ne zbusim sadopak edhe jetën e këtyre banorëve të kësaj ane. Ndryshe  punimet e nisura do të përfundojnë në afatin kohor sipas kontratës së paraparë dhe është investim i komunë së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …