Edhe me banor të fshatrave Opterushë, Zoqisht dhe Retijë Kryetari Latifi  mban debat

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe stafi i tij qeverisës, ciklin e debateve me qytetarë e kanë vazhduar me banor të fshatrave Opterushë, Zoqisht dhe Retijë, me të cilët kanë biseduar lidhur me kërkesat që i kanë banorët e këtyre fshatrave. Komunikimi i drejtpërdrejtë i Kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me qytetarët është mundësia më e mirë për të ecur përpara, për zhvillimin e infrastrukturës së vendbanimeve, ku përfitues janë qytetarët në përgjithësi. Banorët e këtyre fshatrave në të cilët u mbajtën debatet, i paraqitën kërkesat e tyre dhe morën premtim se këto kërkesa do të jenë prioritet dhe sigurisht që do të hynë në buxhetin e vitit 2019, për infrastrukturë publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …