Ministri i Kulturës viziton Komunën e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në takim Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Kryetari Muharremaj e ka pritur Ministrin Gashi në zyrën e tij ku u bë edhe nënshkrimi i tri Memorandumeve të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Suharekës. Këto marrëveshje janë si vijon:

  1. Ndërtimi i Stadiumit në Studençan të Suharekës

  2. Renovimi i Stadiumit të futbollit në Suharekë

  3. Ndërtimi i Kullës së Familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës

Kryetari Muharremaj ka pasur edhe një kërkesë për Ministrin Kujtim Gashi, që të bëhet ndërtimi i Stadiumit të futbollit edhe në fshatin Mushtisht. Ministri Gashi tha se do t’i shijojmë mundësitë me rishikim të Buxhetit dhe besojmë që do të jemi të gatshëm edhe për këtë stadium. Kryetari Muharremaj e ka falënderuar Ministrin Gashi për përkrahjen që kjo ministri po i bënë komunës së Suharekës dhe e ka ftuar ministrin për bashkëpunime tjera në vazhdim. Ministri Gashi është shprehu i kënaqur me angazhimin e kryetarit Muharremaj dhe ka thënë se ministria që ai e drejton është e gatshme t’i përkrah projektet e tilla sepse janë në të mirë të qytetarëve. Kryetari Muharremaj dhe Ministri Gashi, gjithashtu kanë vizituar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë “Ukë Bytyqi”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …