Mustafa e Thaçi i quajtën kriminelë deputetët opozitës ndërsa bashkëpunojnë me kriminelët serbë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri shkruan se kryepolicët e “Zajednicës”, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, janë vendosur tërësisht në funksion të një projekti kriminal – themelimin me çdo kusht të Zajednicës për Vuçiqin e Daçiqin. Ai më të tej thotë se ky bashkëpunim i kryepolicëve me kryeparamilitarët kriminelë të luftës, Vuçiq e Daçiq kërkon rrënim të Republikës. Ashtu siç filloi Thaçi ta çmontojë Republikën në marrëveshjet me Daçiqin, fusnotë e Zajednicë, ashtu po vazhdon Mustafa me Vuçiqin për t’ia dhënë goditjen e fundit kësaj Republike.Mustafa dhe Thaçi, e quajtën kriminal aksionin opozitar në Kuvendin e Kosovës si dhe deputetët e opozitës së bashkuar i quajtën kriminelë, dhe të njëjtit nuk i kanë quajtur dhe nuk i quajnë kriminelë Vuçiqin e Daçiqin me të cilët kanë bërë marrëveshje, ani se këta janë pasardhësit politikë të Sheshelit e Milosheviqit dhe ishin vetë në pushtet në Serbi në vitet ’98 e ’99 kur në Kosovë kryhej gjenocid kundër shqiptarëve.“Me ato marrëveshje me kriminelët e luftës Vuçiq e Daçiq, Mustafa e Thaçi ia shpejtuan Serbisë rrugën drejt BE-së e ia zgjeruan asaj ndikimin në Kosovë. Ditë më parë, kyrtari i Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, bashkë me ministrin Lubomir Mariq të Isa Mustafës, në Zveçan e ngritën përmendoren e bronztë të Kral Milutinit. Asnjë fjalë nuk e thanë Mustafa e Thaçi për këtë dhunë mbi Republikën e Kosovës. Nuk ka gaz e sprej lotsjellës që krahasohet me Kral Milutinin”, tha Ymeri. Shteti policor i ‘Zajednicës’ nuk do të ketë sukses dhe se kryepolicët e ‘Zajednicës’ do të gjunjëzohen. “Ne nuk do të ndalemi. Nuk ka burg e as kërcënim që na zmbraps”, ka nenvizuar, Visar  Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …