Limaj: Do të jemi përherë mirënjohës botës demokratike që i doli në krah luftës së drejtë të UÇK-së

Limaj: Do të jemi përherë mirënjohës botës demokratike që i doli në krah luftës së drejtë të UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka shkruar në rrjetin social për Ditën e Çlirimit të vendit. Ai ndër të tjera ka shkruar se Luftës së Drejtë të UÇK-së, 19 vite me parë i dolën në krah forcat e NATO-s. Qytetarët e Kosovës, thotë Limaj se do t’i jenë përherë falënderues miqve ndërkombëtarë, në krye me SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës.

“Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 19 vjet më parë, i dolën në krah forcat e NATO-s, të cilat pas 78 ditë bombardimesh mbi caqet serbe, hynë në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave, gjenocidit serb dhe spastrimit etnik që po bëhej mbi qytetarët e Kosovës nga forcat serbe. Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës botës demokratike, në krye me SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Kosovës nëpër të gjitha fazat që po kalon vendi ynë. Në ditën e çlirimit të Kosovës, ne sot kujtojmë mundin e sakrificën e njerëzve të këtij vendit, të cilët me dekada e shekuj janë përpjekur për ta realizuar këtë ëndërr, e cila erdhi si rezultat i kontribut shekullor të shumë gjeneratave. Gjenerata jonë është me fat që arriti ta kurorëzojë ëndrrën shekullore për ta pasur shtetin tonë të lirë dhe demokratik. Në këto 19 vjet të çlirimit, ne kemi arritur suksese të mëdha, por kjo nuk është e mjaftueshme. Ne të gjithë bashkë duhet të punojmë fort që ta forcojmë vendin tonë, ta zhvillojmë ekonominë e vendit, ta rrisim mirëqenien e qytetarëve dhe Kosovën ta bëjmë anëtare të organizatave më të mëdha botërore’, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …