Vitia përfundimisht do të ketë kyçje në Autostradën Prishtinë –Shkup në Gërlicë

Lajmi për kyçje në Autostradën Prishtinë-Shkup në Gërlicë, është konfirmuar nga  ministri i infrastrukturës Pal Lekaj, i cili ka pritur në takim strukturat komunale të  Vitisë, përfaqësues nga shoqëria civile, përfaqësues të bizneseve dhe subjektet politike, ku ministri iu është zotuar atyre se Vitia do të lidhet në këtë aks rrugor. Ministri Lekaj ka thënë se punimet në terren do të fillojnë në shtator të këtij viti dhe ka uruar qytetarët vitias për këtë proces. Shoqëria civile e cila kishte paralajmëruar protesta për te kërkuar qasje ne autostradë, njofton qytetarët se anulohet protesta pas konfirmimit të lajmit se kërkesa e vitiasve do të realizohet. Në takimin me ministrin Lekaj ishin kryetari i komunës Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, deputeti Salih Salihu, zv, ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Faruk Nura, përfaqësues nga Shoqëria Civile Shyqeri Halabaku, Fatos Hetemi, Selajdin Osmani dhe përfaqësuesi i shoqatës së bizneseve Enver Haziri. Kryetari Haliti në takimin që pati me ministrin Lekaj, ka biseduar edhe për rregullimit e rrugës Binqë-Korbliq-Kaçanik, që së shpejti do nisin procedurat e tenderimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …