Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama përcolli ushtrimin fushor të BRSH-së ,,Biza – 2018”. Batalioni i Parë i Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së, nga 3 qershor deri më 12 qershor 2018, realizoi ushtrimin fushor të koduar,, Biza-2018” në poligonin ushtarak Biza të Republikës së Shqipërisë. Në këtë ushtrim morën pjesë mbi 350 ushtarë me 30 automjete. Qëllimi i këtij ushtrimi është vlerësimi i performancës operuese të kompanive të Batalionit, në një situatë komplekse të sigurisë dhe emergjencës me qëllim të certifikimit të tyre për operacionet MAC dhe OMP, si dhe testimit të aftësisë së BN për zbarkim dhe vetë qëndrueshmëri të operacioneve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …