Qendra kryesore e mjekësisë familjarë ,,Adem Ukëhaxhaj,, në Deçan është pajisur më automjetin për pacientët me hemo-dializë

Kërkesat e 24 pacienteve të cilët 3 herë në javë i nënshtrohen hemo-dializës tashmë janë më të lehta për tu përballuar, kjo me vet faktin se Komuna e Deçanit konkretisht Drejtoria e Shëndetësisë Punës dhe Mirëqenies Sociale ka arritur që më mjetet e sajë të pajisen më një makinë e cila do të përdorët vetëm për pacientet më hemo-dializë të cilët kanë shumë nevojë për transport. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me drejtorin e QKMF-së Semon Berisha kanë bërë pranimin e kësaj makine e cila do të jetë funksionale 7 dit të javës për pacientet e kësaj kategorie. Kjo është një krekës e kamotshme tha kryetari Ramosaj, por ja që sot unë po ndihna mirë që kam arritur që kësaj kategorie tua lehtësoj sadopak transportin. Ndërsa drejtori i Shëndetësisë Punës dhe Mirëqenies Sociale Ibrahim Selmonaj tha se, ky është vetme një hap i par drejt përmirësimit të kushteve të këtyre pacientëve. Ne si institucion komunal u kemi ofruar edhe mundësi tjera kësaj kategorie duke u nda nga 50 litra naftë në muaj për familje për ata që posedojmë makina komode për transport nga Deçani në Qendrën e transfuzionit të gjakut në Pejë. Ndryshe automjeti për bartjen e pacientëve më hermo-dializë i cili i është dorëzuar QKMF ,,Adem Ukëhaxhaj,, në Deçan kapë vlerën 28 mijë 990 €.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …