Përderisa në Kosovë ende ka dilema nëse Ushtria do të bëhet me ndryshim të Kushtetutës apo me ligj, në Serbi po lobojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë fare. Shteti serb po vazhdon ta kundërshtojë formimin e Ushtrisë së Kosovës në të gjitha mënyrat. Së fundi një gjë të tillë e ka bërë ministri serb i Mbrojtjes gjatë një vizite në Francë ku u takua me homologen e tij, Florence Parly, transmeton lajmi.net. Vulin theksoi para ministres franceze se formimi i Ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm, dhe shkakton problem në rajon. “Unë edhe një herë e theksoi se formimi i Ushtrisë së Kosovës është absolutisht i papranueshëm, dhe është në kundërshtim me rezolutën 1244. Një gjë e tillë do të mund të shkaktonte destabilizim të madh në Ballkan”, ka thënë Aleksandar Vulin. Ai mori përkrahje nga ministrja e Francës, në bashkëpunimin ushtarak. Ndryshe, sa i përket Ushtrisë së Kosovës aktualisht projektligji është dorëzuar në qeveri, edhe pse këta të fundit honë se e kanë rikthyer në ministrinë e FSK-së. Haradinaj ditë më parë paralajmëroi se Ushtria do të bëhet me ligj, pasi është e pamundur të binden serbët.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …