Xhafer Musë Balaj (24.11.1972 – 13.6.1998)

Xhafer Musë Balaj (24.11.1972 – 13.6.1998)

Xhafer Musë Balaj ka lindur në fshatin, Isniq, më 24 nëntor të vitit 1972.
Shkollimin fillor e ka kryer në vendlindje, të mesmen në Gjimnazin, “Vëllezërit Frasheri”, në Deçan. Studimet i ka ndjekur në Fakultetin Ekonomik, në Prishtinë por nuk arriti t’i përfundonte.
Në ditëlindjen e tij, pikërisht me 24 nëntor kur Xhaferi i mbushi 16 vite u organizua ne ilegalen e LRSSHJ, sepse në familjen e tij kishte zgjeruar veprimin ajo organizatë, në të cilin ishin angazhuar tërë familja. Xhaferi, edhe pse i ri ka marrë pjesë në protesta në vitin 1989-1990. asokohe, gjimnazist.
Ka qenë i ndaluar dhe i rrahur nga policia e Serbisë.
Xhaferi ka qenë humorist, këngëtar, i urtë, për mikun, por shumë i ashpër kundër armikut. Kishte një natyrë të buzëqeshur. Në dukje ishte i heshtur, por trim dhe shumë i vendosur në aksionet kundër ushtrisë serbe, sidomos në Grykën e Deçanit. Kryente vullnetarisht aksione kundër armikut. Ushtrisë serbe iu këpuste telat e telefonit, formonte lidhje telefonike nga shtyllat me qëllim për t’ i njoftuar shokët e vëllezërit në mërgim, lidhur me gjendjen në vendlindje dhe përgjithësisht në Kosovë.
Ka qenë anëtar o Shoqërinë kulturo artistike, të fshatit dhe mjeshtër në i çiftelisë. Ka kënduar vetëm por edhe me vëllanë Ganiun. Ata edhe pse ishin 12 vite ndryshim moshe, dukeshin të ngjashëm sikur të ishin binjakë.
Xhaferi, zyrtarisht është kyçur në radhët e armatosura të luftës më 31 mars të vitit 1998, në fshatin Isniq në pikën“Balaj”, ku ishte edhe vëllai i tij, Ganiu, para vendosjes së “Shtabi lokal” të UÇK-së, në fshat.
Kur vëllai i tij Ganiu kishte sjellë armë nga Shqipëria, Xhaferi kishte marrë pjesë në shpërndarjen e tyre. Vazhdimisht, me vëllezërit e tij, Ganiun, tani dëshmor dhe Rrustemin ka qenë i angazhuar në “pikat” luftarake të asaj kohe, në pranverë dhe në fillimverën e vitit 1998.
Ka marrë pjesë në shumë beteja, në fshatrat: Lebushë Isniq, Preljep, gjatë verës së vitit 1998. Kishte marrë detyrë që nga fshati Isniq ta informonte Shtabin e Dukagjinit, në Gllogjan, lidhur me vendet ku kalonte, ku ndalonte dhe ku po pozicionohej ushtria serbe, në magjistralen Peje – Gjakovë.
Ka raportuar, për gjendjen në terren, armatimin, municionin, furnizimin e pikave, me derivate të nevojshme. Ka mbajtur lidhje të drejt për drejta me Shtabin e Zonës Operative të Dukagjinit, me vëllezërit Haradinaj.
Xhaferi së bashku me vëllanë Ganiun, u përjetësuan në altarin e Lirisë, ditën e shtunë të datës 13 qershor 1998, në fshatin e lindjes në Isniq, në vijën e parë të frontit. Bashkëluftëtarët i kanë varrosur të dy në ditën e rënies, në varrezat e fshatit. Rivarrimi, në Kompleksin Memorial Dëshmoret e Kombit në Gllogjan, është kryer më 16 tetor 2017, me nderime të larta ushtarake e shtetërore.
Xhaferi nuk ka qenë i martuar. Ai pas vete ka lënë, prindërit Musë dhe Emine Balaj, si dhe vëllezërit e motrat: Mehmetin, veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, pastaj Nelin, Ganiun, Zyhranë, Xhevdetin, Hajrinë dhe Xhaferin.
Në piken Balaj është ngritur përmendore në shenjë respekti nga djemtë e lagjes Balaj në shenjë nderimi.
Për dëshmorin Xhafer Balaj, janë botuar shkrime nëpër gazeta e revista, si dhe në librin: “Të pavdekshmit e Dukagjinit” të dëshmorëve të kombit të UCK- së, të Zonës Operative të Dukagjinit, të autorit, Hasan Hasani. (M. B.)

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Fazli Shala (5.3.1964 – 5.11.1998)

Sejdi Fazli Shala (5.3.1964 – 5.11.1998)

Fshati Kopiliq i Drenicës është fshat i njohur i historisë shqiptare. Aty ka lindur dhe …