Ciklin e debateve me qytetarë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latfi i shoqëruar nga stafi i tij qeverisë, e kanë vazhduar duke u takuar me banor të fshatrave Kramovik, Çifllak, Polluzhë, Malësi e Vogël dhe Gexhe. Numri i qytetarëve të cilët po marrin pjesë në debate është i konsiderueshëm, nga ta po merren kërkesa të ndryshme, kërkesa këto që më pastaj do të hynë në planifikimin e buxhetit të vitit 2019. Debate publike po organizohen me qellim , për tu njohur më për së afërmi me të gjitha shqetësimet, kërkesat dhe nevojat që kanë banorët e Komunës së Rahovecit. Nga Këshillat e fshatrave u kërkua që për secilin nga projektet e nevojshme dhe të planifikuara në vendbanimet e tyre, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre, t’i drejtohen adresës së duhur. Qeveria komunale do të jetë çdoherë në shërbim të qytetarëve.