Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore kundër Fatmir Limajt dhe disa zyrtarëve të tjerë të MTPT-së në kohën kur Limaj ishte ministër. Të pandehurit akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të pozitës zyrtare, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, marrje e dhënie ryshfeti, edhe pse nga e njëjta akuzë kanë qenë shpallur të pafajshëm.Megjithatë në seancën paraprake mbrojtja ka kundërshtuar këtë aktakuzë ndërsa vetë Limaj e ka quajtur atë politike. Seanca fillon në orën 10:00 në Pallatin e Drejtësisë. Gjykata ka filluar edhe hetime lidhur me akuzat, në të cilat kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës dhe nga Gjykata e EULEX-it.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …