Opozita e bashkuar e patundur në kërkesat dhe veprimet e veta

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, gjatë takimit në selinë e Vetëvendosjes  janë shprehur të vendosura të mos lejojnë normalitet të pozitës në Kosovë deri në tërheqjen e marrëveshjeve të dëmshme për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi. Kryetari  i NISMËS Fatmir Limaj ka thënë që prokuroria të mos bëhet instrument i politikës dhe e ka ftuar atë që menjëherë të fillojë hetimet kundër atyre që kanë bërë shkelje kushtetuese me këto marrëveshje. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita është e bashkuar dhe e vendosur në veprimet e veta, ndërkohë që i ka  bërë thirrje PDK-së dhe LDK-së që të mos e çojnë vendin në krizë më të thellë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …