leoni

Mehmet Bislimi: Iku edhe Dina!

Mehmet Bislimi: Iku edhe Dina!

   Iku Dina, Din Ahmetaj, iku e iu bashkua shokëve të idealit, atdhetarëve të devotshëm, tanimë të ndjerë: Ismajl Haradinajt, Jashar Salihut dhe Xhavit Hoxhës!

   Din, ti nuk je më në mesin tonë, por vetëm fizikisht. Sot mora lajmin e hidhur për ikjen tënde të parakohshme. Dina ishte njeri i punës dhe përkushtimit, kontributi  i tij atdhetar do të jetoj gjatë në zemrat tonë. Dina, profesori i gjuhës angleze, ishte atdhetar i devotshëm, i përndjekur politik, i dënuar politik, anëtar i hershëm i Lëvizjes Çlirimtare, njeri i urtë, i matur, i devotshëm, i përkushtuar, njeri i dashur me plot humor e batuta të lehta, i cili me fjalë të urta e filozofike, ne shokëve të asaj kohe na bënte të qeshnim, na ofronte edhe më shumë rreth një qëllim- përkushtim për ta bërë atdheun të lirë e të prosperuar!

Ikja jote Din, sonte na ka pikëlluar të gjithë ne shokëve, miqve, e atdhedashësve të devotshëm që të kanë njohur e kanë vepruar së bashku me ty. Në veçanti ka pikëlluar familjen tënde dhe të gjithë ata që të kanë njohur ndër vite të lehta dhe të vështira për atdheun dhe fatin tonë kombëtar.

Vitet do të ikin ngadalë, edhe ne, nder vite do ikim një nga një, kujtimet do mbesin, nuk do treten  as njëherë.

E rëndë që të pajtohemi me këtë, por kjo botë kështu e ka; një brez do zëvendësoj brezin tjetër, koha e re do mbuloj me tisin e saj, kohën e vjetër: lum ai që gjatë rrugëtimit nëpër jetë, lë vepra të mira, lë emër të mirë, lë gjurmë nderi e lavdie, megjithatë në zemrat tona, kujtimet për ty Din, kurrë nuk do tresin!

Në emër të të gjithë shokëve, të të gjithë atdhedashësve, të të gjithë të vuajturve, të të gjithë çlirimtarëve: LAMTUMIRË shoku dhe miku ynë!

Do të kujtojmë për jetë, përkushtimi yt atdhetar, kurrë nuk do të harrohet!

Lamtumirë, miku im Din!

Zvicër,14.6.2018

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …