Qeveria dënoi dhunën e ushtruar sot nga opozita në seancën e Kuvendit të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka dënuar dhunën e skajshme të ushtruar sot nga opozita në seancën e Kuvendit të Kosovës. Deputetët e opozitës përmes përdorimit masiv të gazrave helmuese, rrezikuan seriozisht shëndetin dhe integritetin personal të pjesëmarrësve në seancë, duke tentuar posaçërisht të sulmojnë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar. Qeveria e Kosovës konsideron se këto veprime ekstreme, janë të drejtuara kundër Republikës dhe progresit që po arrihet me përkrahjen e miqve ndërkombëtarë, akte të cilat, sipas Qeverisp kanë për synim zhytjen e Republikës në anarki dhe krim. Ajo  çmon vendosmërinë dhe përkushtimin e shumicës dërrmuese të deputetëve, të cilët, përkundër rrezikut me të cilin u ballafaquan, votuan në lexim të parë Buxhetin e Shtetit për vitin 2016, duke qenë në shërbim të plotë të interesave madhore të shtetasve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, u diskutua mundësia e mbylljes së platformës, TikTok

Prindërit e nxënësve kërkojnë mbylljen e TikTok-ut edhe në Kosovë, sipas shembullit të Shqipërisë

Pas vendimit për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri, një kërkesë e ngjashme po bëhet edhe …