Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka bërë të ditur se ka vdekur në mënyrë tragjike, në bjeshkën e Gllogjanit, Din Ahmeti nga Gllogjani i Deçanit, njëri nga ideatorët e lëvizjes ilegale të viteve të 80-ta!. Ai ishte profesor i gjuhës angleze dhe ish i burgosuri polik.
Ai me këtë rast ka shkruar:
Tragjikisht ka humbur jetën në bjeshkën e Gllogjanit, Din Ahmeti nga Gllogjani i Deçanit, një nga ideatorët e lëvizjes ilegale të viteve të 80-ta!
Profesori i gjuhës angleze, ish i burgosuri polik, ishte bashkëveprimtar me Ismajl Haradinaj, Jashar Salihun e Xhavit Hoxhën e shumë veprimtar tjerë!
Përjetoi burgje politike, leqitje e largim nga shkolla për shkak të veprimtarisë atëdhetare!
Përjetoj vuajtje e sakrifica por kurrë nuk u gjunjëzua!
Qëndroj vertikalisht dhe me ndershmëri gjatë gjithë jetës së tij! Vëllau i Dinēs, Isa si mësues dhe atdhetar nuk ra pre e politikave diferencuese ndaj brezit 81, përkundrazi u bë krah i Dinës sikurse e gjithë familja e Lam Selmonit që ishte nje burrë i urtë e i vendosur përball vështirësive të kohës!
Arben Lami tani dëshmor një nga luftëtarët me të zot në Dukagjin ishte i frymëzuar nga axha i tij, Dina me të cilin ishin krenar e gjithë familja,sikurse ishim krenar të gjithë ne me Din Xhemajlin- Ahmetin!
Profesori ishte idealist e patriot i vërtetë shqiptar, ai kurrë nuk u thye!
Prehu në paqe profesori e miku ynë!
Lamtumirë Din Xhemajli!