leoni

Gjuriq përuron përmendoren e mbretit pushtues, Millutin

Përderisa në Prishtinë pozita e opozita vazhdonin përplasjet pa kursyer as dhunën në Kuvend e rrugë, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka përuruar shtatoren e krajlit, Milutin në qendër të Zveçanit. Me këtë rast, ai i është drejtuar turmës së mbledhur me mesazhe luftënxitëse. Sipas Gjuriqit, përmendorja e kralit Millutin do t’u përkujtojë serbëve se kush janë dhe kush do të jenë. Ai më tej ka shpërthyer me thirrje për luftë, kur tha se “të tubuar rreth këtij krali do të gjemë forcë të përtërijmë e të rikthejmë ato që të tjerët para nesh i humbën”. Gjuriq ka shtuar se përmendorja e kralit Millutin është “udhërrëfyes për të gjithë serbët drejt lirisë”. Po kush është krajli Milutin? Stefan Uroshi II Milutini, i njohur në burimet historike si Stefan Millutini, ishte mbret serb, pjesëtar i dinastisë pushtuese të Nemanjiqëve. Me emrin e tij ndërlidhen fushatat pushtuese serbe në tokat arbërore, përfshirë veriun e Shqipërisë së sotme dhe Maqedoninë. Monumentalizimi i kralit Milutin, veprat e të cilit janë fillim e mbarim fushata pushtuese, flet më së miri për qëllimet serbe për të nxitur luftëra e gjakderdhje të reja në Kosovë. /rkl/

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …