leoni

Myftiu Tërnava thotë se nuk do të hapën xhamitë për faljen e Fitër Bajramit pasi nuk janë krijuar kushtet

Pas një muaj agjërimi, besimtarët islamë në Kosovë dhe kudo në botë, festojnë Fitër Bajramin

Pas një muaj agjërimi, besimtarët islamë nesër festojnë Fitër Bajramin apo Bajramin e Madh sikur i thonë tradicionalisht besimtarët islamë, shqiptarë. Pas një muaj të agjërimit besimtarët islamë për tre ditë rresht festojnë me urime, vajtje-ardhje te të afërmit, fqinjët miqtë dashamirët, duke uruar njëri tjetrin, për shumë vjet e mote.  Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në orën 4:10, me faljen e namazit të sabahut, pason ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup Çunaku. Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 05:34 minuta të cilit do t’i prijë, Resul  Rexhepi-sekretar i përgjithshëm i BIK-ut. Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …