Opozita rikonfirmon qëndrimin e patundur se nuk do të lejojë mbajtjen e seancave pa u anuluar marrëveshjet të nënshkruara në dëm të Kosovës në Bruksel. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është ndarë sot në ata që janë për “Zajednicën”, ata që janë për ndarjen e Kosovës, që janë PDK dhe LDK me partnerët e tyre që po mbajnë një mbledhje jolegjitime.
Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thënë se jo mbledhje nuk është as seancë e as legjitime. Ne kemi bërë përpjekje dy herë që të shkojmë në atë mbledhje, por jemi penguar nga Policia e Kosovës, e urdhëruar nga ky koalicion qeverisës. Policia qenë e dhunshme ndaj deputetëve të opozitës të cilët kanë përdorur edhe gaz lotsjellës, me ç’rast janë lënduar Albin Kurti dhe dhe deputetja Albulenë Haxhiu”, ka thënë Ymeri. “Ne kemi paralajmëruar tash e disa ditë se rreziku nga ky pushtet. Ndërsa kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se yy pushtet nuk njeh gjuhë tjetër përveç arrogancës. Sot është përpjekja më serioze për të instaluar një shtet policor. Largimi nga salla dhe pastaj mbajtja e të ashtuquajturës seancë ilegale. Urdhri i marrë nga policia për të ndaluar deputetët e tregon këtë më së miri. Ne ftojmë qytetarët që të kundërshtojnë këto veprime”, ka thënë, me këtë rast Fatmir Limaj.