Shoqata Shqiptare e Muhaxhirëve Mbarëkombëtar, që nga themelimi i saj më 15 shkurt 2017 ka ndërmarrë shumë veprimtari në sensibilizimin e situatës së Muhaxhirëve shqiptarë si në mjetet e informimit në televizionet tona në Kosovë po ashtu edhe në mjetet e tjera informative. Bashkë me anëtarët e tjerë të kryesisë kemi pasur një aktivitet të ngjeshur edhe në hapjen e formimin e degëve rajonale si në Gjilan, Kamenicë, Ferizaj, Prishtinë, Podujevë, Klinë, Prizren etj. Pasi u plasua informacioni për hapjen e funksionimin e shoqatës menjëherë u paraqitën njerëz të vullnetit të mirë për të na ofruar material, fakte, libra, broshura, fotografi që kanë të bëjnë me përndjekjen e Muhaxhirëve nga trojet e tyre, gjenocidin që kanë kryer ushtria e xhandarmëria serbe mbi popullatën e pafajshme shqiptare.
Ndër aktivitetet e shumta po përmendim, Avdush Canajn me ekipin e RTK1, i cili e realizoi filmin dokumentar: “Tkurrja e etnisë” që i dedikohet në tërësi muhaxhirëve dhe gjetja e ruajtja e tapive të viteve 1877 të asaj kohe në familjen në Landovicë, pasqyrimi nga autorë të sotëm të gjallë që e kanë ruajtur kujtesën nga prindërit për përndjekjen dhunën e masakrat e shkaktuara nga ushtria serbo-ruse gjithnjë në marrëveshje me pushtuesin osman Turqinë. Pastaj shtegtuam në Gjilan, ku grumbulluam tapitë e atyre viteve, për të vazhduar me Tryezën Shkencore në Universitetin e Gjilanit ku u paraqitën 4 referues me kumtesa të nivelit shkencor. U hapën degët në Kamenicë e ku kryetar u zgjodh Agim Bucolli, e plotësuam me sekretarin e Shoqatës Armend Zhushin jurist. Në nëntor hapëm Fotoekspozitën në Muzeun e Kosovës me 140 fotografi në 140 vjetorin e përndjekjes ë Muhaxhirëve. Vlen të theksohet se në këtë Ekspozitë të Muzeut të Kosovë për 10 ditë sa ihte e hapur e vizituan me qindra vizitorë dhe sipas fjalëve të drejtorit z. Skender Boshtrakaj muzeu kurrë nuk ka qenë më i vizituar. Në hapjen e kësaj ekspozite duhet falënderuara anëtarin e kryesisë z. Dibran Fylli i cili i digjitalizoi, i zmadhoi dhe i përgatiti tërat fotografitë me muaj të tërë. Por mbështetje na ofruan Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit financiarisht, ndërsa mbështetje mediale nga zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Pas këtyre punimeve në sensibilizimin e çështjes së lënë në harresë për më se 140 vite arritëm që opinioni shqiptar të ketë një pasqyrë reale, të asaj ngjarje tragjike ndër më të mëdhatë të kombit shqiptar. Kërkuam që gjatë bisedave ndërmjet palës shqiptare e serbe me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve të marrim pjesë edhe ne si shoqatë dhe t`I ofrojmë fakte, materiale e dëshmi palës ndërkombëtare për pushtuesin barbar serb që ka vepruar mbi popullin e pafajshëm shqiptar. Por, përgjigjeje nuk kemi marrë nga zyra e presidentit të Kosovës asnjëherë.
Në shkurt hapëm foto-ekspozitën në Gjilan në Teatrin Kombëtar ku ishte parapa që ekspozita të qëndroj 10 ditë e hapur, por pa tre dit ekspozitën e mbyllën krerët politikë të Gjilanit përkatësisht udhëheqja komunale. Por, puna jonë nuk ndaloi, edhe përkundër pengesave që na u shfaqën nga vetë shqiptarët . Andaj ne morëm iniciativa për të mbajtur një Konferencë Shkencore me temën “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 ….” Ku kishim parapa ta mbanim në muajin maj, por disa persona të pandërgjegjshëm e të paautorizuar dhe jashtë legjitim kishin marrë iniciativën vetanake, për ta zbeh Konferencën tonë, në krye me Melihate Tërmkollin , Rexhep Osmanin, Jusuf Osmanin etj. Kështu që ne u deshtë ta shtyjmë Konferencën në muajin tetor që të bëhen përgatitje shkencore në paraqitjen e kumtesave nga ana e studiuesve shkencor.
Ne patëm po ashtu disa takime pune me krerët e udhëheqjes komunale të Prishtinës, përkatësisht me Ylli Rugovën për hapjen e një Muzeu të Muhaxhirëve, dhe vendosjen e një pllake përkujtimore në lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinës. Jemi në vlugun e përgatitjeve të këtyre projekteve të cilat shumë shpejt do të dalin në planin e realizimit ideor e faktik. Pastaj rrugëtimi I muhaxhirëve do të vazhdoj me kërkesën për t`i vizituar varrezat në trojet tona të Sanxhakut të Nishit, përkatësisht vilajetit të Vrajes, Prokuples, Leskocit, Nishit etj. Në ato troje kishim më e 724 fshatra etnikisht të pastra shqiptare me qytet e banuara me shqiptarë mbi 76 për qind si Nishi, Vraja, Prokupja, Leskoci. Kishim rreth 10.400 km katror sipërfaqe, mbi 378.000 banor të përndjekur, mbi 33000 të vrarë të djegur e të plagosur. Hapjen e Ekspozitës do ta bëjmë edhe në Zvicër tek përfaqësuesi i autorizuar z. Dan Kosumi për shtetet perëndimore.
Po ashtu kërkojmë mbështetjen financiare nga donatorët tanë kudo që janë që të kemi mundë t`i grumbullojmë materialet, t`i përkthejmë nga osmanishtja e vjetër në shqip, t`i skanojmë, t`i digjitalizojmë, t`i vendosim fotografitë në panel të ceradës për të mos u dëmtuar gjatë bartjes dhe përgatitjet për Simpoziumin Shkencor i cili do të zgjas tre ditë dhe do të paraqiten me kumtesa më se 55 historian e studiues tjerë .
Ja kontoja për shtetet perëndimore:
SHSHMM account No: XKO51401000013534104
SËIFT KODE: EKOMXKPRXXX
SËIFT KODE Bank Name
DEUTDEFFXXX DEUTCHE BANK AG, GERMANY Euro/CHF/GBP
BKTRUS33XXX DEUTCHE BANK Trust Company Americas, NY, USA
RZBAATËËXXX REIFFEISEN BANK INTERNATIONAL, AUSTTRIA
LJBASI2XXXX NOVALJUBLJANSKA BANKA, SLLOVENIA
FCTBSI2XXXX FACTOR BANKA LJUBLJANA, SLLOVENIA
YAPITRISXXX YAPI ve Kredi Bankasi, TURKEI
BKAUATËË UNICREDIT BANK AUSTRIA, Austri
Për kryetarin e SHSHMM
Asllan QYQALLA dhe
Dibran FYLLI anëtar i kryesisë.