Gjuriq shëtit pa leje nëpër Kosovë

Derisa po vazhdon fryma konfliktuoze midis koalicionit
qeveritar dhe partive opozitës, zyrtarët e Beogradit po enden të lirë nëpër
Kosovë, madje edhe pa lejen e organeve përkatëse. Shefi i të ashtuquajturës Zyrë
për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është parë mbrëmjen e djeshme në
pjesën veriore të Mitrovicës. Burime të agjencisë së lajmeve KosovaPress,
theksojnë se Gjuriqit edhe pse nuk ju dha leja, ai u pa të qëndronte tek konviktet
e studentëve. Gjuriq do të qëndrojë edhe në Zveçan, ku pritet të bëhet përurimi
i 33 banesave të reja për kolonët serbë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …