“Nuk e dija se çfarë po ndodhte me mua, por unë bërtita dhe ndjeva dhimbje. U ndjeva sikur mendimet e mia, tanimë nuk i përkisnin trupit tim, dhe trupi im dukej se nuk i përkiste më shpirtit tim. Shpirti im ishte diku tjetër, dhe trupi im ishte në duart e monstrumëve”.
Në filmin “Luftë e heshtur”, bëhet fjalë për gratë siriane të cilat kanë braktisur tabunë dhe flasin hapur për përdhunimin dhe abuzim e tyre nëpër burgje nga ushtarët e qeverisë së Assadit.
Në bodrumet, burgjet dhe shtëpitë e tyre, ku i kanë ngujuar ushtarët e regjimit të Assadit i kanë abuzuar femrat siriane të akuzuara gjoja për “krime” të tilla si pjesëmarrja në demonstrata paqësore ose dërgimin e mesazheve për burrat e tyre, baballarët dhe vëllezërit.
“Çdo qytetar i një familjeje në Siri, ose çdo familje e përfshirë në revolucion, njëra nga anëtarët e tyre u mor në paraburgim, qoftë ajo motra, vajza apo gruaja e tij. Mesazhi i ushtarëve të regjimit është: “Ose dorëzohu, ose do ta mbajmë ngujuar gruan apo bijën tënde”. Regjimi përdori përdhunime për të turpëruar meshkujt sirianë , shpjegon një grua, që shërbeu në ushtrinë e kryetarit sirian, Bashar al-Asad para se ta braktiste atë.
Ajo përshkruan përdorimin e dhunës si një armë gjatë luftës në Siri, duke shpjeguar se si fillimisht kanë ndodhur skena dhune, të cilat janë ushtruar në mënyrë sistematike brenda burgjeve.
“Ata filluan të përdhunojnë gratë në barrikada, në shtëpi para burrave, fëmijëve … në një moment të caktuar, regjimi mori një hap më tej. Ata xhiruan video të grave që përdhunuan në burg dhe ua dërguan ushtarëve, me qëllim që ata të inkurajohen e të dhunojnë gratë nëpër burgje, në mënyrë që t’i dërgojnë këto video tek familjet e grave.
Është kjo një temë të cilën drejtoresha e filmit, Manon Luazo e ka dashur për kohë të gjatë.
“Që kur regjistrova filmin e parë në Homs, në vitin 2011, unë po mendoja se si të krijoj një film tjetër, por një emër të paidentifikuar”, thotë ajo. Familja ku po qëndroja më çoi në një shtëpi ku jetonte një grua, që sapo ishte liruar nga torturat e regjimit të Bashar al-Asadit. Ajo u duk te dera, ishte e zbehtë dhe e dobët. Por pastaj tha se ndihej tepër e frikësuar për të folur. Gjatë tërë vitit pyesja veten se si do ta tregoja këtë histori?.
“Nëpërmjet dëshmive të trishtuara personale të grave në bisedë, rrëfimi i filmit nuk është vetëm një histori, në lidhje me atë që po ndodh në këto qeli burgu, në Siti, por edhe çfarë ndodh kur ato largohen nga burgu, kur ato të kthehen në shoqëri, e cila i stigmatizon i refuzon dhe i dënon për shkak se ato u përdhunuan, ndonjëherë duke u përballur edhe nga vdekjen “.
“Regjimi i përdhunoi ato femra të mjera dhe shoqëria i refuzon. Nëse kjo ju ndodh, ju duhet të vdisni. Por kjo më ndodhi dhe unë nuk vdiqa. Çfarë mund të bëja tjetër?- pyet një grua. Ne jemi të bllokuara midis traditave tona në njërën anë dhe regjimit nga ana tjetër. (Al-Xhazira-RKL)