Qindra protestues janë tubuar dhe po protestojnë para ambienteve të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku para pak minutash nisi dhe u ndërpre seanca e paraparë për sot. Kjo seancë u ndërpre nga gazi lotsjellës që lëshoi deputeti Albin Kurti. Një numër i madh i Forcave të Policisë së Kosovës të njësive speciale janë barrikaduar në hyrje të objektit të Kuvendit dhe po qëndrojnë në gjendje gatishmërie përballë protestuesve, numri i të cilëve sa vjen e por rritet. Ndërkohë aktivistë të partive opozitare të cilët gjenden para ndërtesës së Kuvendit kanë filluar të gjuajnë gurë, gjësende të tjera dhe ngjyrë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …