Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj ka vlerësuar se eurodeputetet, Tanja Fajon dhe Ulrike Lunaçek kanë dhënë sinjale se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave. Ish ministrja, Mimoza Ahmetaj ka shtuar më tutje se Tanja Fajon dhe Ulriche Lunacek u kanë dhënë shtytje Bosnjës dhe Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave. Prandaj ato janë mjaftueshme te familjarizuara me procesin, dhe është komisioni i Fajonit brenda Parlamentit Europian i cili del me rekomandim, që pastaj shkon të Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian. Kosova duhet të lobojë në secilin shtet veç e veç, në mënyrë që të mos bllokohemi kur të vjen puna në Këshill, ka porositur ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …