Është ndarë nga jeta babi i kryeministrit të vendit, Hilmi Haradinaj

Është ndarë nga jeta babi i kryeministrit të vendit, Hilmi Haradinaj

Ka ndërruar jetë babai i kryeministrit të vendit Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj. Rastin e vdekjes së tij e ka konfirmuar vet kryeministri Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social. Hilmi Haradinaj kishte probleme shëndetësore tash e një kohë por që sëmundja e tij nuk ishte specifikuar për t’u bërë e ditur për publikun.

“Të dashur miq. Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj. Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor ora 14, në Gllogjan. Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …