Gjatë samiti G-20, i cili po mbahet në Turqi kryetari, Barack Obama, ka thënë se Amerika nuk e ka nënvlerësuar fuqinë e Shtetit Islamik, por ka pasur “ndërgjegjësim akut” se grupi do të sulmojë ushtarakisht Perëndimin. Meqenëse Shteti Islamik nuk zhvillon “luftë konvencionale”, grupi është vështirë të ndalohet. Nuk është sofistikimi apo armatimi i tyre i veçantë që ata posedojnë, por është ideologjia që ndjekin dhe gatishmëria për të vdekur. Agjencitë e kundërzbulimit nuk kanë pranuar kërcënime specifike për sulme në Paris, por kanë qenë të vetëdijshëm për potencialin e dhunshëm të Shtetit Islamik në Perëndim për vitin e fundit. “Brengat për sulme të mundshme nga ISIL-i në Perëndim kanë qenë në qarkullim tash e një vit dhe informata të tilla na vijnë periodikisht”, ka thënë se Obama gjatë një samiti të G-20-shit në Turqi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …