Nga personalitete të shumta u përkujtua dhe vazhdon të përkujtohet Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Hilmi Haradinaj i cili ndërroj jetë pas disa ditëve qëndrimi i shtrirë në spital sot do të varroset nën organizmin e Komunës së Deçanit dhe shoqatave të dala nga lufta e zonës së Dukagjinit. Të gjithë ata qytetarë që duan të bëjnë homazhe sot njoftohen se me fillim nga ora 11:00 deri në ora 12:30, homazhet zhvillohen para Kullës në Gllogjan të komunës së Deçanit. Ndërkohë në ora 13:00 bëhet ceremonia mortore (tubimi i hapur komemorativ-prapa kullës së dëshmorëve). Ora 14:00 nis ceremonia e varrimit e cila do të bëhet me nderime ushtarake. Varrimi i Hilmi Haradinajt do të bëhet në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …