VV dhe partitë opozitare paralajmërojnë manifestim me 28 Nëntor

Vetëvendosje
ka paralajmëruar manifestim gjithëpopullor me rastin e Ditës së Flamurit, me 28
Nëntor. Në një komunikatë për medie të lëshuar nga Vetëvendosje, e që shpreh qëndrimet
edhe të AAK-së dhe Nismës, thuhet se në këtë ditë nuk do të ketë protestë, por
vetëm manifestim kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. “Qeveria
Mustafa-Thaçi, që premtoi 200 mijë vende pune, krejt çka na solli janë
projektet që rrënojnë shtetin tonë dhe e ndajnë etnikisht atë, skandalet
korruptive, uljen e zhvillimit ekonomik, ikjen e mbi 100 mijë qytetarëve, etj.Populli
i Kosovës nuk mund të heshtë para një qeverie të tillë. “Prandaj, subjektet
opozitare, më 28 nëntor 2015, në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”
organizojnë manifestim kundër marrëveshjeve me Serbinë, demarkacionit me Malin
e Zi dhe kundër Qeverisë së Kosovës. Në këtë manifestim do të shprehet
masivisht, vullneti i qytetarëve të Kosovës për një shtet sovran e funksional.
Për një shoqëri të barabartë dhe jo të ndarë në baza etnike”, përfundon kumtesa
e partive opozitare.


Komunikata e plotë:


Ka më shumë se dy muaj që subjektet opozitare, me vendosmëri të lartë, i kanë kundërshtuar në mënyrë aktive planet e Qeverisë së Kosovës për të instaluar në vendin tonë një republikë serbe dhe për t’ia  falur Malit të Zi mbi 8000 hektarë të territorit tonë. Gjatë kësaj kohe ne morëm edhe mendimin e qytetarëve rreth këtyre marrëveshjeve. Gjithandej nëpër Kosovë organizuam tubime e takime me qytetarë, në të cilat, kundërshtimi i këtyre të fundit ndaj planeve të qeverisë ishte absolut. Ne organizuam njërin nga peticionet më të mëdha në Kosovë dhe mblodhëm 205, 254 nënshkrime.


Përballë protestave opozitare dhe mbi 205 mijë nënshkrimeve të qytetarëve, Qeveria e Kosovës u përgjigj me cinizëm, shpërfillje, përndjekje, arrestime, burgosje dhe dhunë policore. Ajo, po insiston t’i qëndrojë besnike Serbisë edhe pasi Serbia bëri çmos që përmes fushatës së saj raciste të na pengojë në UNESCO. Ajo po insiston në zbatimin e demarkacionit, edhe pse nuk ka ekspert të fushës që nuk ka treguar qartë se si Kosova humbë mbi 8000 hektarë nga kjo marrëveshje.


Qeveria Mustafa-Thaçi, që premtoi 200 mijë vende pune, krejt çka na solli janë projektet që rrënojnë shtetin tonë dhe e ndajnë etnikisht atë, skandalet korruptive, uljen e zhvillimit ekonomik, ikjen e mbi 100 mijë qytetarëve, etj.


Populli i Kosovës nuk mund të heshtë para një qeverie të tillë.


Prandaj, subjektet opozitare, më 28 nëntor 2015, në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” organizojnë manifestim kundër marrëveshjeve me Serbinë, demarkacionit me Malin e Zi dhe kundër Qeverisë së Kosovës.


Në këtë manifestim do të shprehet masivisht, vullneti i qytetarëve të Kosovës për një shtet sovran e funksional. Për një shoqëri të barabartë dhe jo të ndarë në baza etnike.


 


 


Lëvizja VETËVENDOSJE!


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës


Nisma për Kosovën

Kontrolloni gjithashtu

Jose Manuel Albares: Zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë për të garantuar një paqe të drejtë në Lindjen e Mesme

Ministri izraelit i Bashkëpunimit Rajonal, David Amsalem, ka bërë thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Hamasin

Ministri izraelit i Bashkëpunimit Rajonal, David Amsalem, ka bërë thirrje për një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” të …