Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehu shqetësim për menaxhimin e parasë publike në Kosovë, veçanërisht për disa vendime që, sipas saj, mund të çojnë në rritjen e ngarkesës fiskale për bizneset. Gjatë një takimi që drejtuesit e kompanive anëtare të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë zhvilluan me ministrin e Financave, Bedri Hamza, u tha se funksionalizimi i ekonomisë së tregut, si dhe reformat në politikat fiskale të vendit janë të domosdoshme për lehtësimin e mëtejmë të të bërit biznes. Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane, shprehu gatishmërinë për të kontribuar me rekomandime në procesin e plotësim-ndryshimit të legjislacionit tatimor. Bedri Hamza, ministër i Financave, sqaroi se rrezikimi i stabilitetit makrofiskal në Kosovë mund të krijojë probleme si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Hamza njoftoi se Ministria e Financave është duke punuar në ndryshimin e legjislacionit tatimor në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …